Trump kërkon të qëllohen emigrantët me armë zjarri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91342-trump_kërkon_të_qëllohen_emigrantët_me_armë_zjarri
Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar qëllimin e emigrantëve me armë zjarri në këmbë për t’i zmbrapsur nga hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu është thënë në një libër të ri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2019 10:20 Europe/Tirane
  • Trump kërkon të qëllohen emigrantët me armë zjarri

Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar qëllimin e emigrantëve me armë zjarri në këmbë për t’i zmbrapsur nga hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu është thënë në një libër të ri.

Në librin e dy gazetarëve të së përditshmes, "New York Times", është thënë se Trump ka propozuar metoda ekstreme për t’i ndaluar emigrantët në rrugën e tyre drejt kufirit jugor të SHBA-së.

Në mesin e masave është përfshirë edhe ndërtimi i një muri të elektrizuar. Ndërtimi i një muri në kufi me Meksikën ka qenë një prej objektivave kyçe të politikës së Trumpit. Ndërtimi i murit ka filluar, pasi Pentagoni ka ndarë 3.6 miliardë dollarë nga fondet ushtarake. 

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar raportimet rreth këtij libri. Libri i titulluar, "Luftërat kufitare: Brenda Sulmeve të Trumpit ndaj Emigracionit", nga gazetarët, Michael Shear dhe Julie Davis, dhe i bazuar në intervistat me më shumë se dhjetëra zyrtarë të paidentifikuar, është publikuar nga New York Times.

Aty përmendet një javë e marsit të vitit 2019 kur Trump është raportuar se ka tentuar të ndalojë hyrjen e të gjithë emigrantëve nga kufiri jugor i SHBA-së.

Bazuar në disa citime, presidenti u ka sugjeruar privatisht ndihmësve të tij që ushtarët të qëllojnë emigrantët me armë zjarri në këmbë, mirëpo i është thënë më pas që një gjë e tillë është e paligjshme.

Më parë, Trump pati bërë një deklaratë publike, duke thënë se ushtarët duhet të qëllojnë emigrantët që gjuajnë gurë.

Në muajin shkurt, presidenti Trump pati shpallur emergjencë në kufirin SHBA-Meksikë, në mënyrë që të sigurojë fonde federale për ndërtim të murit.

Bazuar në periudhën tetor 2018- tetor 2019 është thënë që më shumë se 800,000 persona janë ndaluar në kufirin amerikan, që i bie dyfish më shumë sesa numri i periudhës paraprake.

Shumica e atyre që janë nisur drejt territorit amerikan i kanë ikur dhunës dhe varfërisë, me të cilat janë përballur në vendet e tyre.