Rehabilitohen 1700 priftërinj amerikanë që abuzuan me fëmijë
(last modified Fri, 04 Oct 2019 18:26:53 GMT )
Tetor 04, 2019 20:26 Europe/Tirane
  • Rehabilitohen 1700 priftërinj amerikanë që abuzuan me fëmijë

Rreth 1700 priftërinj dhe pjesëtar të kishës katolike të cilët janë akuzuar për ngacmime seksuale mbi të miturit jetojnë në SHBA nën vëzhgimin e autoriteteve.

Që pas "valës" së parë të skandaleve në dioqezat në SHBA një hetim nga Associated Press ka arritur në këto përfundime. Sipas raportit, po bëhen përpjekje për rehabilitimin e këtyre pedofilëve dhe këta priftërinj, murgj dhe ish punonjës të kishës, të cilët akuzohen për abuzime me fëmijët tani punojnë si mësues në shkolla të ciklit të ulët, punojnë si mjekë dhe vullnetarë në organizata për mbrojtjen e fëmijëve. Edhe pas largimit të tyre nga kisha Associated Press raporton se janë regjistruar abuzime seksuale me të mitur dhe mbajtja e pornografisë me fëmijë në celularët e këtyre personave. Një reagim i fundit nga kisha katolike në SHBA, ka ekspozuar emrat e priftërinjve të cilët kanë më shumë tendencën për të kryer këto vepra penale.

 

Tags