OKB kundërshton sabotimet e Amerikës për moslëshimin vizave për diplomatët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91423-okb_kundërshton_sabotimet_e_amerikës_për_moslëshimin_vizave_për_diplomatët
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se ka filluar kontaktet për Uashingtonin pasi që autoritetet amerikane nuk lëshuan vizën për një diplomat të Rusisë për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 05, 2019 13:44 Europe/Tirane
  • OKB kundërshton sabotimet e Amerikës për moslëshimin vizave për diplomatët

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se ka filluar kontaktet për Uashingtonin pasi që autoritetet amerikane nuk lëshuan vizën për një diplomat të Rusisë për të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB.

Agjencia e lajmeve TAS njoftoi se Stephani Dujarick, zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të OKB, ditën e premte në një konferencë për shtyp, deklaroi se Rusia ka kumtuar çështjen e moslëshimit të vizës për një diplomatë rus pranë autoriteteve të OKB dhe kjo organizat në mënyrë aktive është duke punuar për përfaqësinë e Rusisë dhe Amerikës për zgjidhjen e këtij problemi.   

Qeveria e Amerikës nuk pranoi të lëshojë vizë për një diplomat të Rusisë për të marrë pjesë në mbledhjen e komitetit të parë të OKB në lidhje me temat e çarmatosjes.

Qeveria e Amerikës së fundi nuk ka lëshuar viza as për një të tretën e diplomatëve të Iranit për të marrë pjesë në mbledhjen e 74-të të AP të OKB.

Qeveria e Amerikës gjithashtu ka vendosur kufizime të gjera kundër delegacionit diplomatik iranian në Nju Jork deri në atë masë sa që delegacioni iranian kishte të drejtë të qarkullonte vetën në rrugën mes selisë së OKB, zyrës së përfaqësisë së Iranit në këtë organizatë, rezidencën e ambasadorit të Iranit në OKB dhe aeroportin J. F. Kenedi të Nju Jorkut.