Skocia kërkon  pavarësinë nga Britania
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91435-skocia_kërkon_pavarësinë_nga_britania
Skocezët, kanë marshuar të shtunën duke kërkuar pavarësi nga Britania e Madhe. Në Edinburg, mijëra njerëz morën pjesë në marshin e pavarësisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 06, 2019 05:39 Europe/Tirane
  • Skocia kërkon  pavarësinë nga Britania

Skocezët, kanë marshuar të shtunën duke kërkuar pavarësi nga Britania e Madhe. Në Edinburg, mijëra njerëz morën pjesë në marshin e pavarësisë.

Kryeministrja e Skocisë dhe drejtuesja e SNP, Nicola Sturgeon, përmes një shkrimi në Twitter ka mbështetur marshin duke thënë se po afrohet pavarësia. “Nuk mund të isha fizikisht me ju, por do të jem shpirt. Ne nuk kemi dyshim se po i afrohemi pavarësisë, “u përgjigj në një postim kryeministrja Sturgeon, e cila kundërshtoi Brexit. Sipas mediave, Sturgeon planifikon të mbajë një referendum për pavarësinë e Skocisë brenda dy vjetësh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Kryeministrja e Skocisë ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson për përpjekje për të tërhequr vendin nga BE pa një marrëveshje. “Pozicioni themelor skocez është i qartë. Propozimet e Johnson do të na nxjerrin pa vullnetin tonë nga BE, tregu i vetëm dhe bashkimi doganor,” tha ajo. Ndërkaq, në referendumin e parë për pavarësinë e Skocisë më 2014, pothuajse 55 për qind e votuesve ishin kundër shkëputjes nga Britania e Madhe. Sturgeon e kishte shtruar për herë të parë kërkesën për legjislacion të ri për referendumin e dytë në qershor të vitit 2016, menjëherë pasi shumica e britanikëve votuan për largimin e vendit të tyre nga Bashkimi Evropian.