Shtëpia e Bardhë injoron urdhrin e demokratëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91436-shtëpia_e_bardhë_injoron_urdhrin_e_demokratëve
Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 06, 2019 05:39 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë injoron urdhrin e demokratëve

Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.

Si përgjigje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha në një komunikatë se “ky urdhër nuk ndryshon asgjë – vetëm më shumë dokumente të kërkuara, kohë e humbur dhe shpenzim i parave të taksapaguesve që do të dëshmojë se presidenti nuk ka bërë asgjë gabim”. Ky vendim erdhi disa orë pasi demokratët e Kongresit i dhanë afat zëvendëspresidentit Mike Pence që të dorëzojë dokumentet deri më 15 tetor lidhur me rolin e tij të mundshëm në presionin ndaj Ukrainës për ndihmat ushtarake. Ekspertët kanë theksuar se nuk pritet që Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë vullnetarisht dhe se me këtë urdhër mund të zhvillohet një betejë e gjatë gjyqësore. Procedurat për shkarkimin e presidentit Trump vijnë pas raportimeve të një informatori të qeverisë lidhur me telefonatën e 25 korrikut midis presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy – në të cilën Trump ka bërë presion për hetim ndaj ish- zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij që zhvillonte biznes në Ukrainë.