Grekët djegin flamurin e SHBA
Tetor 06, 2019 09:10 Europe/Tirane
Kryediplomati amerikan, Mike Pompeo, vijon turin e tij ballkanik duke ndalur në Athinë.
Në fokus të diskutimeve të mbajtura me kryeministrin grek ishin raportet dypalëshe, bashkëpunimi në NATO dhe zgjidhja e tensioneve mes Turqisë dhe Qipros. Në Athinë Pompeo u prit me protesta, ku qindra qytetarë të mbledhur në sheshin kryesor përsëritnin sloganet "amerikanët, vrasës", "Pompeo kthehu në shtëpi" apo "jo marrëveshjes Greqi-SHBA." Policia Greke përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët dogjën flamurin e SHBA.
Tags