Uashingtoni i hap rrugë operacionit turk në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91464-uashingtoni_i_hap_rrugë_operacionit_turk_në_siri
SHBA nuk do të luajë asnjë rol në operacionin ushtarak turk që pritet të ndërmerret së shpejti kundër forcave të drejtuara nga kurdët në verilindje të Sirisë, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 07, 2019 06:08 Europe/Tirane
  • Uashingtoni i hap rrugë operacionit turk në Siri

SHBA nuk do të luajë asnjë rol në operacionin ushtarak turk që pritet të ndërmerret së shpejti kundër forcave të drejtuara nga kurdët në verilindje të Sirisë, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Turqia dëshiron të pastrojë militantët kurdë - të cilët i konsideron si terroristë - larg kufirit. Turqit do të marrin nën përgjegjësi të gjithë të burgosurit e grupit të Shtetit Islamik në zonë, thuhet në deklaratën e SHBA. Luftëtarët kurdë të YPG deri më tani kanë marrë një mbështetje të fortë nga SHBA, e cila ka qindra trupa në Siri. Në janar, Presidenti Trump kërcënoi të "shkatërrojë ekonomikisht Turqinë" nëse sulmonte forcat kurde pas një tërheqje të planifikuar të SHBA-së nga Siria. Sidoqoftë, deklarata e Shtëpisë së Bardhë e publikuar të dielën nuk i referohet YPG-së. Deklarata pason një telefonatë midis Presidentit Donald Trump dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe vjen një ditë pasi Erdogan paralajmëroi sulmin ushtarak. "Turqia së shpejti do të ecë përpara me operacionin e saj të planifikuar në Sirinë Veriore," thuhet në deklaratë. "Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara nuk do të mbështesin dhe as nuk do të pengojnë operacionin dhe forcat e Shteteve të Bashkuara, nuk do të jenë më në zonën e afërt."