Marrëveshja e Brexit e pamundur
(last modified Tue, 08 Oct 2019 18:27:32 GMT )
Tetor 08, 2019 20:27 Europe/Tirane
  • Marrëveshja e Brexit e pamundur

Marrëveshja e Brexit është e pamundur, tha një burim për BBC pas një telefonate me kryeministrit anglez Boris Johnson dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Johnson foli me kancelaren Merkel pak orë më parë për propozimet që i bëri BE. Por burimi tha se ajo ia bëri të qartë se një marrëveshje e bazuar në kushtet e kryeministrit britanik ishte jashtëzakonisht e pamundur.Merkel gjithashtu shtoi se marrëveshja ishte e mundur vetëm nëse Irlanda e Veriut do qëndronte në bashkimin doganor.Bisedimet në Bruksel po ngecin, pavarësisht nga fakti se Mbretëria e Bashkuar ka bërë një rrugë të gjatë,”-shtoi burimi.Një zyrtar qeveritar tha për BBC se BE-ja nuk kishte treguar dëshirë për tu lëkundur në qëndrimet e saj, pasi Johnson dorëzoi propozimet e tij.

 

Tags