Takimi i kryetarit të parlamentit evropian me kryeministrin britanik
David Sasoli kryetari i ri i Parlamentit Evropian ditën e martë u takua me Boris Johnson kryeministër i Anglisë. Pas takimi kreu i PE deklaroi se në procesin e Brexit nuk është bërë asnjë progres.
Kryetari i PE daljen e Anglisë nga BE pa ndonjë marrëveshje e cilësoi shumë të dëmshme dhe tha: Kjo çështje nga ana ekonomike dëmton të dyja palët dhe sidomos Britaninë dhe krijon pasoja serioze për Irlandën e Veriut. Ai gjithashtu vuri në dukje se e gjithë përgjegjësia për një Brexit pa marrëveshje bie mbi qeverinë britanike. Ai planin e propozuar nga kryeministri britanik e quajti të pazbatueshëm dhe jashtë këndvështrimit të PE dhe tha se BE nuk është e gatshme të pranojë një marrëveshje të re në çfarëdolloj rrethane. Johnson ka propozuar daljen e Irlandës së bashku me Britaninë nga unioni doganor i BE në vitin 2020 por duke respektuar dispozitat e unionit deri në vitin 2025. Ky plan është kundërshtuar nga ana e Irlandës. Anglia insiston në largimin nga BE më datë 31 tetor si me marrëveshje apo edhe pa marrëveshje.