Barnie: Plani i Johnson i papranueshëm
(last modified Thu, 10 Oct 2019 07:13:26 GMT )
Tetor 10, 2019 09:13 Europe/Tirane
  • Barnie: Plani i Johnson i papranueshëm

Mishel Barnie, negociatori i lartë për çështjet e Brexit, propozimin e kryeministrit anglez Boris Johnson për daljen e Anglisë nga BE e ka quajtur të papranueshëm.

Në deklaratën e Barnie thuhet se propozimi i Johnson ka zëvendësuar propozimin operativ, të zbatueshëm dhe ligjor me një propozim imagjinar dhe të përkohshëm. Më herët Devid Sassoli, kryetari i parlamentit të Evropës pas takimit që pati me Boris Johnson deklaroi se largimi pa marrëveshje do të jetë event i padëshiruar për të dyja palët. Kryetari i PE daljen e Anglisë nga BE pa ndonjë marrëveshje e cilësoi shumë të dëmshme dhe tha: Kjo çështje nga ana ekonomike dëmton të dyja palët dhe sidomos Britaninë dhe krijon pasoja serioze për Irlandën e Veriut. Ai gjithashtu vuri në dukje se e gjithë përgjegjësia për një Brexit pa marrëveshje bie mbi qeverinë britanike. Ai planin e propozuar nga kryeministri britanik e quajti të pazbatueshëm dhe jashtë këndvështrimit të PE dhe tha se BE nuk është e gatshme të pranojë një marrëveshje të re në çfarëdolloj rrethane. Johnson ka propozuar daljen e Irlandës së bashku me Britaninë nga unioni doganor i BE në vitin 2020 por duke respektuar dispozitat e unionit deri në vitin 2025. Ky plan është kundërshtuar nga ana e Irlandës. Anglia insiston në largimin nga BE më datë 31 tetor si me marrëveshje apo edhe pa marrëveshje.

Tags