Moska: Sulmi turk në Siri, fryt i politikës së Amerikës
(last modified Fri, 11 Oct 2019 09:34:48 GMT )
Tetor 11, 2019 11:34 Europe/Tirane
  • Moska: Sulmi turk në Siri, fryt i politikës së Amerikës

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB deklaroi se sulmi i Turqisë kundër Sirisë është fryt i politikave të koalicionit amerikan.

Vasili Nebenzia, ditën e enjte në takimin e KS të OKB, tha se operacioni ushtarak i Turqisë kundër Sirisë është rezultat i politikave të ndërmarrë nga Amerika dhe disa aleatë të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS dhe që ka për qëllim të ndryshojë demografinë e zonave veriore të Sirisë. Ai tha se Moska më herët kishte paralajmëruar anëtarët e këtij koalicioni për pasojat e kësaj politike. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ndër të tjera shtoi se sot ky koalicion po merr rezultatet e politikave që ka zbatuar në veri të Sirisë. Amerika dhe aleatët e saj në gusht të vitit 2014, me pretekstin e luftës kundër grupit terrorist ISIS dhe jashtë dispozitave të OKB kanë krijuar një koalicion dhe pa u koordinuar aspak me qeverinë siriane ka kryer bombardime të shumta duke vrarë me qindra civilë sirianë.

Tags