Rusia reagon ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji
Ministria e jashtme e Rusisë duke reaguar ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji tha se akuzat e ngritura kundër saj kanë për qëllim justifikimin dhe nxjerrjen e preteksteve për forcimin e pranisë ushtarake të Amerikës në rajon.
Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Rusisë thuhet: Përhapja e lajmit për praninë e forcave ushtarake ruse në Norvegji, nuk ndjek qëllim tjetër veçse justifikimin e ndërhyrjes së forcave amerikane dhe të NATO-s në këtë vend. Agjencia informative Alderimer në Norvegji, kohët e fundit ka përhapur lajmin për operacione ushtarake të forcave ruse për të prishur strukturat e ndjeshme të Norvegjisë dhe vendosjen e pajisjeve teknike të veçanta për të kontrolluar gjendjen në veri të këtij vendi. në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë thuhet: Publikimi i të tilla lajmeve është një veprim provokues me anë të të cilit autorët e tij mundohen të krijojnë imazhe armiqësore dhe kërcënuese kundër Rusisë. Ministria e jashtme e Rusisë këtë veprim e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe shtoi: të tilla veprime dëmtojnë besimin mes dy vendeve dhe eliminojnë respektin reciprok.