Rusia reagon ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91593-rusia_reagon_ndaj_operacioneve_ushtarake_në_norvegji
Ministria e jashtme e Rusisë duke reaguar ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji tha se akuzat e ngritura kundër saj kanë për qëllim justifikimin dhe nxjerrjen e preteksteve për forcimin e pranisë ushtarake të Amerikës në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2019 17:35 Europe/Tirane
  • Rusia reagon ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji

Ministria e jashtme e Rusisë duke reaguar ndaj operacioneve ushtarake në Norvegji tha se akuzat e ngritura kundër saj kanë për qëllim justifikimin dhe nxjerrjen e preteksteve për forcimin e pranisë ushtarake të Amerikës në rajon.

Në deklaratën e nxjerrë nga ministria e jashtme e Rusisë thuhet: Përhapja e lajmit për praninë e forcave ushtarake ruse në Norvegji, nuk ndjek qëllim tjetër veçse justifikimin e ndërhyrjes së forcave amerikane dhe të NATO-s në këtë  vend. Agjencia informative Alderimer në Norvegji, kohët e fundit ka përhapur lajmin për operacione ushtarake të forcave ruse për të prishur strukturat e ndjeshme të Norvegjisë dhe vendosjen e pajisjeve teknike të veçanta për të kontrolluar gjendjen në veri të këtij vendi. në deklaratën e ministrisë së jashtme të Rusisë thuhet: Publikimi i të tilla lajmeve është një veprim provokues me anë të të cilit autorët e tij mundohen të krijojnë imazhe armiqësore dhe kërcënuese kundër Rusisë. Ministria e jashtme e Rusisë këtë veprim e ka quajtur të papërgjegjshëm dhe shtoi: të tilla veprime dëmtojnë besimin mes dy vendeve dhe eliminojnë respektin reciprok.