Këshilli i Evropës dënon kërcënimet e Erdogan lidhur me refugjatët
Marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë vitet e fundit kanë pësuar një numër të madh tensionesh. Megjithatë, ofensiva e Turqisë në veriun e Sirisë i ka futur këto dallime në një nivel të ri.
Në këto kushte Këshilli i Evropës ka kritikuar ashpër kërcënimin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për emigrantët. Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk të premten më 11 Tetor, dënoi kërcënimin e Erdoganit për të lejuar refugjatët sirianë që të shkojnë në kufijtë evropian dhe tha se ne kurrë nuk do të pranojmë që refugjatët të përdoren si armë për të na frikësuar. Kërcënimet e Presidentit Erdogan janë krejtësisht absurde, tha Donald Tusk. "Erdogan se në përgjigje të kritikave të gjera nga zyrtarët evropianë për operacionet e Turqisë në Siri, kërcënoi se Ankaraja do të hapte kufijtë e saj dhe do ta lejojë 3.6 milion refugjatë sirianë në Turqi të shkojnë në Evropë. Qëllimi i Erdoganit duket të jetë ulja e kritikës së BE-së dhe veprimeve për të ndëshkuar Turqinë për ofensivën e saj të fundit në Sirinë veriore. Turqia dhe Bashkimi Evropian në mars 2016 nënshkruan një marrëveshje, sipas së cilës ranë dakord që Ankaraja të në këmbim të fondeve të BE-së dhe t'i parandalojë 3.6 milion refugjatët sirianë që të kalojnë në Evropë. Erdogan ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Evropën se nuk ka respektuar marrëveshjen. Erdogan tani po e përdor çështjen e emigrantëve si një mjet presioni ndaj evropianëve. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian e ka dënuar në mënyrë të qartë këtë veprim dhe madje në rendin e ditës ka vendosur çështjen e sanksioneve kundër Turqisë. Ministri Francez i Shtetit për çështjet Evropiane Emily de Monschalan njoftoi se në samitin e javës së ardhshme të BE do të ngrihet çështja e sanksioneve kundër Turqisë pas sulmit të saj ndaj Sirisë veriore. Çështja e sanksioneve kundër Turqisë u ngrit nga BE pasi Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi fillimin e operacioneve ushtarake në veri të Sirisë nën emrin "Burimi i Paqes". Sulmi i Turqisë në kufijtë veriorë të Sirisë, i cili filloi të mërkurën pasdite, më 9 tetor, u dënua nga shumë vende, përfshirë evropianët. Në një veprim tjetër, qeveria Norvegjeze si anëtare e Bashkimit Evropian të enjten, vetëm një ditë pas fillimit të sulmit ushtarak të Turqisë në veri-lindje të Sirisë ka dhënë një propozim për të pezulluar eksportet e armëve në Turqi. Duket se deri më tani Evropa është përjashtuar nga Turqia për shkak të politikave të saj të brendshme, përfshirë shtrëngime të ashpra ndaj mbështetësve të grushtit të shtetit të korrikut 2016 dhe gjithashtu ndryshimin e sistemit politik të vendit nga parlamentar në presidencial dhe ndryshimet e rëndësishme në ligjet e Turqisë dhe kjo ka cuar në kritika të ashpra duke i futur palët në një fazë të re të konfrontimit. Evropianët besojnë se nëse Turqia dëshiron të anëtarësohet në BE, ajo duhet të përafrojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Kjo nënkupton aderimin e Ankarasë në qasjet dhe politikat e Brukselit për çështje të politikës së jashtme, përfshirë krizën siriane, si dhe çështjen kurde në Sirinë veriore. Sidoqoftë, zyrtarë të lartë turq kanë kërcënuar evropianët ndërsa kritikojnë qëndrimin e BE për kurdët e Sirisë.