Evropianët protestojnë kundër operacionit ushtarak turk në Siri
(last modified Sun, 13 Oct 2019 07:42:12 GMT )
Tetor 13, 2019 09:42 Europe/Tirane
  • Evropianët protestojnë kundër operacionit ushtarak turk në Siri

Mijëra qytetarë evropianë të shtunën dolën në rrugë për të protestuar kundër operacioneve ushtarake turke në veri të Sirisë.

Populli i Francës, Gjermanisë, Greqisë, Suedisë dhe Belgjikës u bëri thirrje zyrtarëve të vendit të tyre për të ndaluar sulmet turke në veri të Sirisë sa më shpejt që të jetë e mundur. Spastrimi i kufirit sirian-turk filloi me operacionin turk kundër milicëve kurdë, të cilat Ankaraja i quan terroristë. Operacioni filloi me një dritë jeshile nga qeveria amerikane. Operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë kanë marrë një dënim të gjerë ndërkombëtar. Zyrtarët sirianë kanë këmbëngulur se sirianët do të mbrojnë integritetin e tyre territorial dhe sovranitetin kombëtar. Forcat Demokratike Siriane YPG  gjithashtu kanë thënë se ata do ta kthejnë sulmin turk në një luftë të plotë. Sipas disa burimeve të deritanishme, më shumë se 270 njerëz janë vrarë në sulmin e turqisë kundër zonave verilindore të Sirisë.

Tags