Në Serbi organizohet mbledhja e Unionit Ndërpalamentar Botëror
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91647-në_serbi_organizohet_mbledhja_e_unionit_ndërpalamentar_botëror
Konferenca e 141-të e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) zhvillohet në Beograd me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 140 parlamenteve të botës.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 13, 2019 13:22 Europe/Tirane
  • Në Serbi organizohet mbledhja e Unionit Ndërpalamentar Botëror

Konferenca e 141-të e Unionit Ndërparlamentar Botëror (IPU) zhvillohet në Beograd me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 140 parlamenteve të botës.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbi 1700 përfaqësues të parlamenteve të vendeve të ndryshme, institucioneve të OKB dhe aktivistë të shoqërisë civile nga e gjithë bota do të mblidhen në nga 13 deri më 17 tetor në Beograd të Serbisë për të organizuar takime dhe konferenca me temë kryesore forcimin e ligjeve juridike ndërkombëtare.

Anëtarët e parlamenteve të vendeve të botës në këtë konferencë 5 ditore në Beograd do të diskutojnë tema si roli i parlamenteve dhe mekanizmave, pjesëmarrja e vendeve në bashkëpunimet rajonale, progresi më i fundit i shënuar në barazinë gjinore, mbështetja ndaj gjeneratave të reja, mbrojtja e të drejtave të deputetëve dhe qasja në mbulimin botëror të shëndetësisë, të drejtat e njeriut dhe zhvillimi i qëndrueshëm, etj..

Serbia është një prej anëtarëve të parë Unionit Ndërparlamentar Botëror i cili është themeluar në vitin 1888.