Trump këshillon Turqinë dhe Kurdët: ndaloni ikjen e ISIS-it
(last modified Mon, 14 Oct 2019 06:16:45 GMT )
Tetor 14, 2019 08:16 Europe/Tirane
  • Trump këshillon Turqinë dhe Kurdët: ndaloni ikjen e ISIS-it

Presidenti amerikan këshilloi Turqinë dhe kurdët që të ndalonin arratisjen e ISIS-it nga zona pas largimit të trupave dhe pasi Trump i dha një dritë jeshile nisjes së një konflikti në veri të Sirisë.

Në një mesazh në Twitter të hënën në mëngjes, Donald Trump përveç kërkesës së tij, u kërkoi evropianëve që të kthejnë shtetasit e tyre të ISIS-it në vendet e tyre të origjinës, sipas IRNA. Ata nuk duhet të lejojnë ISIS-in të ikë. Operacioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë filloi të mërkurën e kaluar pas një bisede telefonike midis Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Presidentit të SHBA Donald Trump. Në të njëjtën kohë, Trump njoftoi se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga veriu i Sirisë. Ushtria turke ka sulmuar veriun e Sirisë me pretekstin për të pastruar zonën kufitare nga prania e milicive kurde që Ankaraja i konsideron si terroristë.

 

 

Tags