Dënohen nëntë liderë separatistë katalanas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91675-dënohen_nëntë_liderë_separatistë_katalanas
Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar nëntë liderë separatistë katalanas me 9 deri në 13 vite burg. Ata u dënuan për rolin e tyre në referendumin e pavarësisë në vitin 2017.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2019 19:24 Europe/Tirane
  • Dënohen nëntë liderë separatistë katalanas

Gjykata e Lartë e Spanjës ka dënuar nëntë liderë separatistë katalanas me 9 deri në 13 vite burg. Ata u dënuan për rolin e tyre në referendumin e pavarësisë në vitin 2017.

Tre të pandehuri të tjerë gjithashtu u shpallën fajtorë për mosbindje dhe por nuk u dënuan me burg.Të 12 politikanët dhe aktivistët i mohuan akuzat. Separatistët në Katalonja po planifikonin mosbindje masive civile përpara vendimit. Oriol Junqueras, udhëheqësi i Partisë Republikane Katalanase të majtë (ERC), po përballet me dënimin më të lartë me 13 vjet burg për kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike. Prokuroria kishte kërkuar deri në 25 vjet burg për Junqueras, ish-zv/Presidentin e Katalonjës dhe një prej udhëheqësve të lëvizjes pro-pavarësisë. Avokatët janë shprehur se do apelojnë vendimin pranë Gjykatës Kushtetuese, si dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Aktvendimi i jep fund një prej gjykimeve më të rëndësishme politike që Spanja ka parë vitet e fundit. Nëntë liderët separatistë kanë qenë në paraburgim për gati dy vjet që pas arrestimit të tyre në fund të tetorit 2017. Gjashtë të tjerë janë arratisur, përfshirë ish kryeministrin katalanas Carles Puigdemont, që kryesoi referendumin. Zyrtarët e ish-qeverisë u larguan nga Spanja dhe nuk janë gjykuar për rolin e tyre në përpjekjen e shkëputjes së territorit.