Skocia kërkon pavarësinë, referendum për shkëputjen nga Britania
(last modified Tue, 15 Oct 2019 19:48:25 GMT )
Tetor 15, 2019 21:48 Europe/Tirane
  • Skocia kërkon pavarësinë, referendum për shkëputjen nga Britania

Skocia duhet të zhvillojë një referendum për pavarësinë vitin e ardhshëm dhe së shpejti do të kërkojë kompetencat e nevojshme në mënyrë që plebishiti të jetë në mënyrë legale, tha sot liderja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon.

“Detyra jonë është të sjellim pavarësi. Thirrja ime për një referendum duhet të ndodhë vitin e ardhshëm dhe ne po përgatitemi. Para fundit të këtij viti, unë do të kërkoj një transferim të autoritetit që nuk do të hedhë asnjë dyshim mbi ligjshmërinë e referendumit”, theksoi ajo në konferencën e SNP në Aberdeen.Votuesit skocezë kundërshtuan pavarësinë nga Britania në një referendum në 2014. Sidoqoftë, referendumi u mbajt para se Britania të deklarohej në vitin 2016 për t’u larguar nga BE.

 

Tags