Shpërthim në Aramco, dy të vdekur
Gjigandi saudit Aramco raportoi se në një incident shpërthimi në një rafineri në Arabinë Saudite lindore, dy punonjës të rafinerisë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.
Ndërmarrja Saudite e rafinerisë së naftës, Sasref në qytetin Xhubail, në pronësi të gjigantit saudit të naftës Aramco, tha në një deklaratë se punëtorët u vranë dhe u plagosën në një shpërthim që ndodhi pas rrjedhjes së gazit. Kompania tha se ishin marrë masa shtesë të sigurisë për të parandaluar incidentet e ardhshme. Rafineria e Sasref, me një vëllim prej 305,000 fuçi në ditë, ishte deri në shtator një ndërmarrje e përbashkët midis Aramco dhe kompanisë holandeze Royal Dutch Shell. Aramco ka blerë aksionet e Royal Dutch Shell si pjesë e një strategjie për të zgjeruar operacionet e saj të eksplorimit dhe shpimit.