Arrestime masive në Katalunja
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91718-arrestime_masive_në_katalunja
Gjatë demonstratave në Katalunja, 51 persona u arrestuan pas dënimeve me burg të nëntë liderëve katalanas, tha sot Qeveria e Spanjës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 16, 2019 18:17 Europe/Tirane
  • Arrestime masive në Katalunja

Gjatë demonstratave në Katalunja, 51 persona u arrestuan pas dënimeve me burg të nëntë liderëve katalanas, tha sot Qeveria e Spanjës.

Sipas Ministrisë së Brendshme spanjolle, 29 persona u arrestuan në provincën e Barcelonës, 14 në Tarragona dhe tetë në Lerida. Dhuna e mbrëmshme plagosi 72 policë rajonalë dhe kombëtarë, disa prej të cilëve kanë thyerje të eshtrave, tha ministria. Demonstratat kundër dënimit të drejtuesve katalanë me nëntë deri në 13 vjet burg për rolin e tyre në përpjekjen e shkëputjes së vitit 2017 kanë vazhduar edhe sot. Sipas qeverisë, linja e trenit ekspres ndërmjet Barcelonës dhe Francës ishte ndërprerë për shkak të sabotimit. Marshimet janë zhvilluar sot në pesë qytete katalanase me demonstruesit që synojnë të arrijnë në Barcelonë të premten, kur është paralajmëruar dita e grevës së përgjithshme dhe demonstrimit masiv.