Trump mbron vendimin e tij për Sirinë, 'kurdët nuk janë engjëj'
(last modified Wed, 16 Oct 2019 19:52:58 GMT )
Tetor 16, 2019 21:52 Europe/Tirane
  • Trump mbron vendimin e tij për Sirinë, 'kurdët nuk janë engjëj'

Trump ka nisur të mbrojë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Siria me një mënyrë të re, duke thënë se kurdët tani janë më të sigurt se më parë.

Edhe pse zv/presidenti Mike Pompeo është nisur urgjentisht në Ankara për të diskutuar mbi mundësinë e një armëpushimi, për Trump, lufta në Sirinë veriore nuk është problem i SHBA-ve. “Nëse Turqia futet në Siri, le ta zgjidhin me Sirinë. Nuk është problemi ynë”, tha ai. “Siria ka marrëdhënie miqësore me kurdët. Kurdët janë shumë të mbrojtur. Plus që dinë si të luftojnë. Dhe, meqë ra fjala, nuk është se janë engjëj.” Ndërkohë që Siria e veriut vazhdon të bombardohet, Trump tha: “Për sa i përket SHBA-ve, situata në kufirin e Turqisë me Sirinë më duket strategji gjeniale. Të gjithë ushtarët amerikanë janë larguar. S’kanë pse të jenë atje kur dy vende luftojnë për tokat e tyre”, tha Trump. Vendimi i Trump për të tërhequr trupat nuk është pritur mirë as nga republikanët e tij. Lindsey Graham tha menjëherë se “kjo rrezikon të jetë një katastrofë edhe më e rëndë se e Obamës, kur vendosi të largohet nga Iraku. Druaj se është duke u zhvilluar një katastrofë e vërtetë për sa i përket sigurisë kombëtare dhe shpresoj që Trump të ndryshojë mendim”, tha senatori republikan.

 

Tags