Arrihet marrëveshja e re për Brexit-in
(last modified Thu, 17 Oct 2019 12:11:46 GMT )
Tetor 17, 2019 14:11 Europe/Tirane
  • Arrihet marrëveshja e re për Brexit-in

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të të re për Brexit-in.

Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të lartë të Bashkimit Evropian.

Të dyja palët kanë punuar në tekstin ligjor të një marrëveshjeje, por do të ketë ende nevojë për miratimin e parlamenteve të Britanisë së Madhe dhe atij evropian.

Arritjen e marrëveshjes e konfirmoi kryeministri britanik, Boris Johnson, në rrjetin social Twitter.

"Ne kemi marrë një marrëveshje të re", shkroi Johnson.

Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi për arritjen e marrëveshjes, duke thënë se negociatorët e BE-së dhe të Brianisë së madhe kanë arritur një marrëveshje që do të mundësojë daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

"Kur ka një vullnet, ka një marrëveshje dhe ne kemi një! Ashtë një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar për BE-në dhe Britaninë e Madhe" shkroi Juncker.

Tags