DUP në Irlandën e veriut kundërshton marrëveshjen për Brexit-in
(last modified Thu, 17 Oct 2019 12:38:35 GMT )
Tetor 17, 2019 14:38 Europe/Tirane
  • DUP në Irlandën e veriut kundërshton marrëveshjen për Brexit-in

“Përderisa gjërat qëndrojnë kështu, ne nuk mund të mbështesim atë që po sugjerohet për çështjen e doganeve dhe pëlqimit. Ka mungesë të qartësisë së TVSH-së”, theksuan udhëheqësit e partisë DUP.

Partia më e madhe e Irlandës së Veriut (DUP), e cila është ‘de fakto’ partner i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar (DUP), ka deklaruar se nuk do të mbështesë marrëveshjen e propozuar të Brexit-it nga kryeministri britanik, Boris Johnson.

Udhëheqësja e partisë DUP, Arlene Foster dhe zëvendësi i saj Nigel Dodds theksuan se ata ende nuk mund të mbështesin planet e kryeministrit Johnson mbi Brexit-in.

“Përderisa gjërat qëndrojnë kështu, ne nuk mund të mbështesim atë që po sugjerohet për çështjen e doganave dhe pëlqimit. Ka mungesë të qartësisë së TVSH-së”, theksuan udhëheqësit e partisë DUP.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me qeverinë për të provuar dhe për të arritur një marrëveshje të arsyeshme që funksionon për Irlandën e Veriut dhe mbron integritetin ekonomik dhe kushtetues të Mbretërisë së Bashkuar”, shtuan ata.

Deklarata e udhëheqësve të partisë DUP vjen disa orë para se kryeministri Johnson të udhëtojë në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Këshillit Evropian dhe në bisedimet e mëtejshme me krerët e BE-së për marrëveshjen që ai e propozoi së fundmi.

Marrëveshja e kryeministrit Johnson propozon që pas 31 tetorit Irlanda e Veriut të mbetet në përputhje me rregullat dhe tarifat e BE-së, derisa të zgjidhet çështja e kufirit në ishullin e Irlandës.

Nëse pranohet dhe aprovohet nga të gjitha palët, marrëveshja do të vendos një kufi tregtar midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar në Detin Irlandez, një veprim i refuzuar kategorikisht nga partia DUP në negociatat e kaluara.

Johnson ka kaluar bisedime të panumërta me ekipin e BE-së për të arritur një marrëveshja para të shtunës, 19 tetorit, një afat i fundit i paraqitur nga Dhoma e Përfaqësuesve për të arritur një marrëveshje me bllokun.

Mos mbështetja e partisë DUP po ashtu është një goditje e fuqishme ndaj planeve të kryeministrit Johnson për të siguruar një marrëveshje me BE-në dhe për të kërkuar miratimin e saj nga Dhoma e Përfaqësuesve në seancën e planifikuar për të shtunën.

Johnson këtë javë ka takuar tre herë Foster-in dhe Dodds-in, në përpjekje për t’i bindur për mbështetje për të parandaluar prolongimin e Brexit-in pas 31 tetorit.

Mbështetja e partisë DUP është kyçe për Johnson-in në votimin e të shtunës, për shkak të “marrëveshjes së besimit” midis kësaj partie dhe konservatorëve.

Johnson pritet të udhëtojë sot në Bruksel për samitin dyditor të BE-së.

Tags