Jack Straw: Për marrëveshje të re me Iranin, duhet hiqen sanksionet
Ish-ministri i jashtëm i Anglisë ka deklaruar se rruga për arritjen e mirëkuptimit dhe rindërtimin e besimit për një marrëveshje të re me Iranin, ndodhet në negociatat në prapaskenë në të cilat duhet të hiqen sanksionet anti-iraniane të Amerikës dhe të ruhet dinjiteti i palës iraniane.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jack Straw i cili së fundi nëpërmjet librit të tij me titull "Puna, është punë e anglezëve" po paraqitet si ekspert i Iranit në qarqe të ndryshme, në një konferencë të fundit në Londër, pas prezantimit të librit të tij , i është përgjigjur edhe pyetjeve të të pranishmëve në lidhje me situatën politike dhe gjeopolitike të Iranit si dhe çështje të tjera si marrëveshja bërthamore.
Ai në përgjigje të pyetjes së Alistair Burt, ish-zëvendës ministër i jashtëm për çështje të Lindjes së Mesme, i cili pyeti se si mund të krijohet përsëri mirëbesimi me iranianët duke marrë parasysh shkeljen e zotimeve të Amerikës?, tha: "Në fushën e krijimit të mirëbesimit janë aktivë të gjithë anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore, me përjashtim të Amerikës. Kina dhe Rusia që tërësisht janë në anën e Iranit dhe sidomos Kina e cila ka interesim shumë të madh për të investuar në Iran".
Jack Straw në lidhje me këtë çështje kujtoi se Gjermania, Franca dhe Anglia gjithashtu nuk i janë nënshtruar presionit të Amerikës dhe po i qëndrojnë besnikë zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe gjithashtu por bëjnë përpjekje që të krijojnë mekanizma të reja financiar për shkëmbime tregtare me Iranin. Në fushën e krijimit të mirëbesimit në radhë të parë, roli i Evropës është shumë i rëndësishëm.
Në një pyetje tjetër Alistair Burt kujtoi: "Popujt e tjerë kanë historinë e vet dhe roli i Anglisë ata nuk e harrojnë rolin e Anglisë në historinë e tyre, edhe pse ne në Angli e shikojmë historinë tonë vetëm nga këndvështrimi pozitiv". Ai gjithashtu vuri në dukje gabimin e Amerikës në lidhje me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe e pyeti Jack Straw se cili ishte propozimi i tij për shtetet perëndimore në fushën e bashkëpunimit me Iranin: Straw u përgjigj: "Natyrisht pritje që të kërkojë falje një person siç është Trump për gabimin që ka bërë, nuk është realiste dhe ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë".
Straw në vazhdim tha: "Marrëveshja bërthamore ishte nënshkruar me urdhrin e drejtpërdrejtë të Barak Obamas dhe jo me miratimin e Kongresit dhe nuk njihet si një traktat. Fakti se anëtarët e Senatit nuk arritën të grumbullojnë dy të tretën e votave të anëtarëve për anulimin e urdhrit të Barak Obamas, nuk do të thotë se Kongresi i Amerikës ishte mbështetës i marrëveshjes bërthamore. Prandaj, pikërisht për këtë arsye secili president mund të anulojë urdhrin e Obamas dhe ky ishte një veprim që e bëri Trump".
Ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë, në lidhje me një marrëveshje të re me Teheranin, deklaroi: "Iranianët derisa të mos hiqen sanksionet, nuk do të zhvillojnë negociata, prandaj heqja e sanksioneve duhet të projektohet dhe drejtohet gjatë negociatave që zhvillohen në prapaskenë". Sipas tij, në negociatat e ardhshme duhet të rishikohet disa paragraf në lidhje me zotimet bërthamore dhe duhet të futen paragrafë të tjerë në lidhje me çështjet e sigurisë.
Jack Straw theksoi: "Nuk mund të pritet nga iranianët që të ndërpresin programin e tyre raketor, për arsye se ata e kujtojnë shumë mirë sa çfarë u ka bërë Sadam Husejni me raketat franceze të tij".
Në lidhje me sanksionet, Straw tha: "Nuk ka dyshim se sanksionet kanë ushtruar efekt destruktiv mbi ekonominë e Iranit, mirëpo përkundër politikave të individëve si John Bolton të cilët mendojnë se presioni i gjithanshëm do ta detyrojë Iranin të ulët në tryezën e negociatave, nuk ekziston kurrfarë garancie për një gjë të tillë. Problemi i John Bolton dhe bashkëmendimtarëve të tij është ky që ata nuk e marrin parasysh dinjitetin kombëtar, për arsye se kjo çështje mund të jetë edhe më e rëndësishme se sa presioni ekonomik".
Ish-ministri i punëve të jashtme të Anglisë duke theksuar se iranianët e njohin shumë mirë historinë e tyre, kujtoi: "Shteti i Anglisë në çështjen e kombëtarizimit të naftës së Iranit mes viteve 1941 deri në vitin 1953, ka bërë shumë gabime të mëdha ndaj Iranit". Straw pavarësisht këtyre të vërtetave tha: "Besoj se nuk ka nevojë t'u kërkohet falje iranianëve dhe duhet pasur kujdes në lidhje me kërkimin e faljes për shkak të punës së qeverive të mëparshme".