Mike Pence: Me Turqinë kemi rënë dakord për armëpushimin
(last modified Fri, 18 Oct 2019 07:09:59 GMT )
Tetor 18, 2019 09:09 Europe/Tirane
  • Mike Pence: Me Turqinë kemi rënë dakord për armëpushimin

Nënpresidenti i SHBA njoftoi mbi marrëveshjen me Turqinë në lidhje me armëpushimin në veri të Sirisë.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Mike Pence të enjten në mbrëmje pas takimit me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Ankara njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord me Turqinë për një armëpushim pesë-ditor në veri të Sirisë. Sipas marrëveshjes amerikano-turke, Ankaraja do të ndalojë operacionet ushtarake në veri të Sirisë për pesë ditë deri sa militantët kurd të tërhiqen 20 milje larg nga kufiri turk. Sipas marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara do të lehtësojnë tërheqjen e milicive kurde nga rajoni i ashtuquajtur "i sigurt" dhe pas kësaj një armëpushim i përhershëm do të vendoset pas tërheqjes së tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu gjatë kësaj periudhe do të heqin sanksionet e vendosura ndaj Turqisë dhe nuk do të imponojnë sanksione të reja. Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu gjithashtu në një konferencë shtypi tha se Ankaraja do të pezullonte operacionet në veri të Sirisë për të monitoruar tërheqjen e militantëve kurdë. Riadh Darar, kryetari i Këshillit të Forcave Demokratike Siriane (QAD) të premten në mëngjes tha se kurdët sirianë janë të gatshëm të distancohen nga kufiri sirian-turk në mënyrë që të shpëtojnë jetën e njerëzve në rajon.  Sidoqoftë, këshilltari politik dhe mediatik i presidentit të Sirisë, Batina Shaaban, ka shprehur hezitime në lidhje me angazhimin e Turqisë për një marrëveshje armëpushimi dhe shtoi se ekziston një hendek midis fjalëve të Erdoganit dhe veprimeve të tij. Sipas mendimit tonë, Erdogan është një okupator që ka pushtuar vendin tonë. Presidenti amerikan Donald Trump gjithashtu në një gjest propagandistik e vlerësoi marrëveshjen si një fitore pasi Uashingtoni dhe Ankaraja ranë dakord për një armëpushim në veri të Sirisë. Administrata Trump ka marrë kritika të përhapura brenda ditëve të fundit për shkak se u ka kthyer shpinën kurdëve të Sirisë. Kurdët e Sirisë ishin aleatët e Uashingtonit. Pas largimit të forcave amerikane nga veriu i Sirisë, Ushtria turke të mërkurën e kaluar me pretekstin e luftës kundër terrorizmit dhe pastrimin e zonave kufitare të Sirisë dhe Turqisë nga prania e paramilitarëve kurdë, me urdhër të presidentit Rexhep Taip Erdogan ka nisur operacionin e quajtur Burimi i Paqes, veprim ky që është kundërshtuar dhe dënuar nga i gjithë faktori ndërkombëtar. Operacioni filloi pasi trupat amerikane u tërhoqën nga veriu i Sirisë. Kurdët sirianë e përshkruan lëvizjen e SH.B.A. si "goditje me thikë në shpinë". Trupat amerikane u tërhoqën me urdhër të Donald Trump në veri të Sirisë. Ushtria turke për shkak të operacionit në veri të Sirisë përballet me një dënim të gjerë ndërkombëtar ka qenë.

 


 

Tags