Amerika vendos tarifa doganore ndaj mallrave evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91752-amerika_vendos_tarifa_doganore_ndaj_mallrave_evropiane
Presidenti amerikan ka marrë vendim për vendosjen e tarifave doganore mbi 3 produkte evropiane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2019 05:40 Europe/Tirane
  • Amerika vendos tarifa doganore ndaj mallrave evropiane

Presidenti amerikan ka marrë vendim për vendosjen e tarifave doganore mbi 3 produkte evropiane.

Sipas një njoftimi të France 24, Donald Trump president i Amerikës deklaroi se masa e tarifave doganore ndaj mallrave evropiane do të jetë 7.5 miliard dollarë. Sipas vendimit të Donald Trump avionëve të prodhuara nga BE do tu vihet tarifë doganore 10% ndërsa produkteve të tjera si djathi, vaji i ullirit dhe pijet alkoolike do të tarifohen me nga 25% doganë. Pas një deklarate të OBT e cila ka mbështetur Amerikën për të vendosur tarifa doganore ndaj produkteve evropiane, Donald Trump menjëherë mori vendim për vendosjen e këtyre tarifave në disa prej produkteve evropiane. Zyra përfaqësuesve tregtare e Amerikës në shtator 2019 publikoi një deklaratë ku thuhet: BE jep subvencione për kompaninë e prodhimit të avionëve Airbus dhe kjo ka lënë ndikim negativ tek ekonomia amerikane. Kontradiktat mes BE dhe Amerikës për çështjen e prodhimit të avionëve Airbus dhe Boeing ka nisur prej vitit 2004. Zyra e përfaqësisë tregtare e Amerikës në vendet anëtare të BE ka akuzuar unionin se për prodhimin e dy modeleve të Airbus, BE ka paguar 22 miliard dollarë në formë ndihme ndaj kësaj kompanie franceze dhe kjo ka shkaktuar dëme për kompaninë amerikane Boeing.