Lideri i demokratëve në Senat kritikon ashpër Trump
Lideri i shumicës demokrate në Senatin e Amerikës e ka quajtur Donald Trump, faktor të rënies së sigurisë për qytetarët amerikanë.
Gazeta amerikane “Washington Post” në një raport të saj ka shkruar Mitch McConnell, lideri i demokratëve në Senatin e Amerikës, ditën e premte ka shkruar se politikat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Sirisë janë katastrofale dhe deklaroi: “Largimi i forcave amerikane nga Siria është një gabim strategjik”.
Ai vuri në dukje këtë çështje se Amerika i ka lënë vetëm aleatët e saj dhe ka krijuar një “ankth strategjik”, ndërsa shtoi: “Ky veprim, ka reduktuar sigurinë e popullit dhe të vendit tonë. Armiqtë tanë i bënë më të guximshëm dhe dobëson aleancat e rëndësishme”.
Mitch McConnell beson se sulmi ushtarak i Turqisë në Siri e shtynë mbrapa “fushatën e Amerikës kundër ISIS dhe kundër grupeve të tjera terroriste”.
Ndërkohë edhe Lindsey Graham, senatori republikan i Amerikës, pas luftimeve të ditës së premte në verilindje të Sirisë, ka shprehur shqetësime për brishtësinë e armëpushimit në rajon.