Vazhdon protesta bllokuese në Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91803-vazhdon_protesta_bllokuese_në_spanjë
Demonstratat për lirimin e liderëve separatistë nuk kanë të ndalur në rajonin spanjoll të Katalonjës. Përleshjet me policinë kanë çuar në arrestimin e mbi 130 personave prej ditës së hënë, ndërsa protestuesit janë të vendosur të vijojnë aksionin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2019 06:23 Europe/Tirane
  • Vazhdon protesta bllokuese në Spanjë

Demonstratat për lirimin e liderëve separatistë nuk kanë të ndalur në rajonin spanjoll të Katalonjës. Përleshjet me policinë kanë çuar në arrestimin e mbi 130 personave prej ditës së hënë, ndërsa protestuesit janë të vendosur të vijojnë aksionin.

Kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom spanjoll të Katalonjës vijon për të pestën ditë radhazi. Protestat nisën nga një vendim i Gjykatës së Lartë spanjolle për të dënuar 9 liderë katalonas për një referendum për vetëvendosje që u mbajt në vitin 2017 pa miratimin e Spanjës. Dje turma e protestuesve të maskuar flakën gurë dhe objekte ndaj policisë speciale, dhe u vunë zjarrin koshave të plehrave në bulevardin e Barcelonës. Forcat e rendit reaguan me plumba gome, gaz tymues e lotsjellës, dhe makina ujëhedhëse. Rreth 60 persona mbetën të plagosur në të gjithë rajonin verilindor të Spanjës. Ministri i brendshëm në detyrë i Spanjës njoftoi se në këto pesë ditë, autoritetet kanë bërë të paktën 130 arrestime ndërsa disa prej demonstruesve më të revoltuar rrezikojnë deri në 6 vite burg. Gjatë ditës, rreth gjysmë milion qytetarë mbajtën një grevë të përgjithshme duke marshuar paqësisht. Në duar mbanin fotot e 9 liderëve separatistë të burgosur ndërsa lëshonin njëzëri slogane për lirimin e tyre dhe pavarësimin e rajonit nga Spanja. Rrugët kryesore u bllokuan për shkak të trafikut ndërsa trenat dhe aeroportet operuan me orare të shkurtuara. Katalonja ka 7,5 milionë banorë me gjuhën, parlamentin dhe flamurin e tyre, dhe shumica duan të shkëputen politikisht dhe ekonomikisht nga Spanja.