Ceremonia e Arbainit në Londër
(last modified Mon, 21 Oct 2019 08:00:22 GMT )
Tetor 21, 2019 10:00 Europe/Tirane
  • Ceremonia e Arbainit në Londër

Ceremonia e Arbainit për martirizimin e imam Huseinit (as), është organizuar në shumë qytete të vendeve evropiane si në Britani, Ukrainë, Bjellorusi, Slloveni dhe Rusi.

Ceremonia e zisë për Arbainin e imam Huseinit është organizuar në prani të shumë iranianëve dhe shiitëve me banim në Londër. Kjo ceremoni u mbajt në qendrën islamike të Anglisë. Gjithashtu në ambientet e ambasadës së Iranit në Ukrainë është organizuar ceremonia e zisë për Arbainin e imam Huseinit dhe në të ishin të pranishëm ambasadori dhe disa iranianë me banim në Ukrainë. Gjithashtu shiitët e Bjellorusisë dhe dashamirës të Ehli Bejtit kanë organizuar një ceremoni madhështore me rastin e Arbainit të imam Huseinit. Njëkohësisht me rastin e Arbainit të imam Huseinit, studentë dhe iranianë me banim në Slloveni kanë organizuar ceremoni zie për imam Huseinin (as). Ceremoni zie për imam Huseinin është organizuar edhe në Moskë të Rusisë ku shumë myslimanë iranianë, afganë dhe taxhik kanë marrë pjesë gjerësisht në këtë ceremoni zie. Me miliona myslimanë nga e gjitha bota për çdo vit marrin pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit (as) në Qerbela, qytet në jug të Irakut.

Tags