Londra e pakënaqur nga imuniteti diplomatik i spiunëve amerikanë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91874-londra_e_pakënaqur_nga_imuniteti_diplomatik_i_spiunëve_amerikanë
Ministri i punëve të jashtme të Britanisë ka lëshuar urdhrin për rishikimin e imunitetit diplomatik të spiunëve amerikan në territorin e Britanisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2019 12:51 Europe/Tirane
  • Londra e pakënaqur nga imuniteti diplomatik i spiunëve amerikanë

Ministri i punëve të jashtme të Britanisë ka lëshuar urdhrin për rishikimin e imunitetit diplomatik të spiunëve amerikan në territorin e Britanisë.

Dominic Raab, ministri i punëve të jashtme të Britanisë, në Parlamentin e këtij vendi deklaroi: "Masat për imunitetin diplomatik të spiunëve amerikanë nuk janë të drejta dhe jemi duke kërkuar një rrugë në mënyrë që të mos përsëritet me vrasja e të riut britanez".

Dominic Raab pas arratisjes së bashkëshortes së spiunit amerikan e akuzuar për vrasje, ka lëshuar urdhrin për rishikimin e imunitetit diplomatik të spiunëve amerikanë në territorin e këtij vendi.

Anne Sacoolas, bashkëshortja e spiunit amerikan emri i të cilit nuk është zbuluar, më 27 gusht pas daljes nga aeroporti i forcave ajrore Croughton të Britanisë, ka nga makinën me shpejtësi të madhe dhe ka goditur të riun 19 vjeçar Harry Dunn dhe e ka mbytur atë.

Anne Sacoolas pas vdekjes së këtij të riu britanez, në mënyrë sekrete është larguar në drejtim të Amerikës, veprim ky që ka shkaktuar irritimin e popullit të Britanisë.

Sipas marrëveshjeve të arritura, qeveria e Londrës u ka dhënë imunitet diplomatik punonjësve amerikan të bazës ajrore Croughton për të cilën thuhet se është qendra më e madhe e spiunëve amerikanë në këtë vend.