Londra e pakënaqur nga imuniteti diplomatik i spiunëve amerikanë
Ministri i punëve të jashtme të Britanisë ka lëshuar urdhrin për rishikimin e imunitetit diplomatik të spiunëve amerikan në territorin e Britanisë.
Dominic Raab, ministri i punëve të jashtme të Britanisë, në Parlamentin e këtij vendi deklaroi: "Masat për imunitetin diplomatik të spiunëve amerikanë nuk janë të drejta dhe jemi duke kërkuar një rrugë në mënyrë që të mos përsëritet me vrasja e të riut britanez".
Dominic Raab pas arratisjes së bashkëshortes së spiunit amerikan e akuzuar për vrasje, ka lëshuar urdhrin për rishikimin e imunitetit diplomatik të spiunëve amerikanë në territorin e këtij vendi.
Anne Sacoolas, bashkëshortja e spiunit amerikan emri i të cilit nuk është zbuluar, më 27 gusht pas daljes nga aeroporti i forcave ajrore Croughton të Britanisë, ka nga makinën me shpejtësi të madhe dhe ka goditur të riun 19 vjeçar Harry Dunn dhe e ka mbytur atë.
Anne Sacoolas pas vdekjes së këtij të riu britanez, në mënyrë sekrete është larguar në drejtim të Amerikës, veprim ky që ka shkaktuar irritimin e popullit të Britanisë.
Sipas marrëveshjeve të arritura, qeveria e Londrës u ka dhënë imunitet diplomatik punonjësve amerikan të bazës ajrore Croughton për të cilën thuhet se është qendra më e madhe e spiunëve amerikanë në këtë vend.