Turqia dhe Rusia marrëveshje për veriun e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91884-turqia_dhe_rusia_marrëveshje_për_veriun_e_sirisë
Rusia dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një zonë të sigurt të kërkuar prej shumë kohësh nga Ankaraja në veri të Sirisë, që do ti detyrojë militantët kurdë që veprojnë në rajon të largohen përtej 30 kilometrave nga kufiri turk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 22, 2019 18:06 Europe/Tirane
  • Turqia dhe Rusia marrëveshje për veriun e Sirisë

Rusia dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për të krijuar një zonë të sigurt të kërkuar prej shumë kohësh nga Ankaraja në veri të Sirisë, që do ti detyrojë militantët kurdë që veprojnë në rajon të largohen përtej 30 kilometrave nga kufiri turk.

Marrëveshja u njoftua të martën në mbrëmje pas diskutimeve të gjata midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, në Soçi. Sipas marrëveshjes, tha Erdogan, militantët kurdë do të largohen 30 kilometra larg rajoneve kufitare në veri-lindje të Sirisë brenda 150 orëve, të cilat do të fillonin të Mërkurën në mesditë. Kur zona të pastrohet nga kurdët, ushtarët turq dhe rusë së bashku do të patrullojnë 10 kilometra në lindje dhe perëndim të zonës tampon për të bllokuar depërtimin e mundshëm të militantëve në zonë. Forcat e qeverisë siriane gjithashtu do të bashkohen me trupat ruse përkrah kufirit.Mbetet e paqartë nëse YPG do të pajtohet me kushtet e marrëveshjes. Duke ju drejtuar gazetarëve së bashku me Putinin, Erdogan e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur "historike" dhe tha: "Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia dhe Rusia nuk do të lejojnë asnjë axhendë separatiste në territorin sirian."