Amerika ka dislokuar 200 mijë ushtarë në vende të huaja
Një gazetë amerikane ka shkruar se në tre vitet e mandatit presidencial të Donald Trump, Amerika ka dislokuar 200 mijë ushtarë në vendet e huaja.
Gazeta “New York Times” të enjten në një raport të saj ka shkruar se presidenti amerikan Donald Trump për çdo ditë po pretendon për largimin dhe kthimin e ushtarëve amerikanë në këtë vend në kohën kur në tre vitet e mandatit presidencial të Trump, numri i ushtarëve amerikanë të dislokuar në rajonin e Azisë Perëndimore është më i madh se sa që ka qenë gjatë mandatit presidencial të Barak Obamas.
Kjo gazetë amerikane në vazhdim ka shkruar: “Trump nuk ka kurrfarë interesimi për t’u dhënë fund luftërave dhe vetëm po transferon ushtarët amerikan nga një vend në vendin tjetër. Përkundër pretendimeve të Trump, deri më tani gjatë presidencës së tij nuk ka përfunduar asnjë luftë dhe përveç kësaj një numër më i madh i ushtarëve amerikan janë dërguar në rajonin e Azisë Perëndimore. Kjo është në kohën kur Trump që nga dita e parë kur ka marrë pushtetin presidencial, për çdo ditë premtonte kthimin e ushtarëve amerikan në vend dhe gjithashtu shumë herë gjatë fjalimeve të tij u ka thënë qytetarëve amerikan se do t’i japë fund luftërave të pafundme në botë si në Afganistan”.
Në bazë të hulumtimeve të gazetës “New York Times”, Amerika në vitin 2019, ka rreth 12-13 mijë forca ushtarake në Afganistan, 200 ushtarë në Siri, 6000 ushtarë në Irak, 45-65 mijë ushtarë në Arabinë Saudite dhe në shtetet arabe të Gjirit Persik, 6-7 mijë ushtarë në Afrikë, 78 mijë ushtarë në Japoni dhe Korenë Jugore, mbi 35 mijë ushtarë në shtetet anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) dhe 2000 ushtarë në rajone të ndryshme.