Protesta në Algjeri
Ditën e premte algjerianët u janë kthyer përsëri rrugëve të vendit për të kërkuar dorëheqjen e të gjithë qeverisë.
Algjerianët në të premten e 36-të të tyre kanë dalë nëpër rrugë për të dënuar korrupsionin në vend dhe për të shprehur kundërshtimin e tyre me organizimin e zgjedhjeve presidenciale. Që nga koha e dorëheqjes ë Aziz Butefliga, ish president i Algjerisë i cili dha dorëheqjen më 2 prill, populli Algjerisë ka kërkuar shkarkimin e autoriteteve të shtetit mes tyre të Abdul’kader bin Saleh president i kohës. Algjerianët janë të besimit se autoritetet e ish presidentit Butefliga janë të korruptuar dhe për këtë kërkojnë dorëheqjen dhe shkarkimin e tyre. algjerianët kërkojnë reforma themelore në vend. Protestat kundër presidenti Butefliga nisën pas kandidatimit të tij për të pestën herë në zgjedhjet presidenciale.