Rusia: SHBA shtet bandit!
Rusia e quajti "banditizëm shtetëror" vendimin e SHBA për të marrë kontrollin e fushave të naftës në Siri. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka zbuluar plaçkitjen ndërkombëtare të Amerikës dhe kontrabandën e naftës nga Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ditën e shtunë ka publikuar disa fotografi satelitore nga disa rajone të Sirisë të cilat tregojnë se nafta e Sirisë para dhe pas thyerjes së grupit terrorist ISIS, nën mbikëqyrjen e amerikanëve dhe me kamionë cisternë të karburanteve, transportohej jashtë Sirisë. "Ajo që Uashingtoni po bën tani duke kapur dhe mbajtur nën kontrollin e armatosur fushat e naftës në lindjen e Sirisë është thjesht banditizëm shtetëror," tha Igor Konashenkov, duke shtuar se rezervat siriane të naftës dhe të tjera burime minerale i përkisnin vetëm Sirisë dhe jo terroristëve të ISIS, as "amerikanëve që thonë se duan t'i mbrojnë ato nga terroristët e ISIS". "As ligji ndërkombëtar dhe as ligjet e Shteteve të Bashkuara nuk mund të justifikojnë qëllimin e trupave amerikane për të mbrojtur rezervat e hidrokarbureve siriane", thuhet në deklaratë. "Nafta siriane u kontrabandua me kamionët tanker, nën mbikëqyrjen e ushtarëve amerikanë dhe të kompanive private ushtarake", tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Konashenkov në vazhdim tha se Amerika ka sanksionuar naftën e Sirisë, ndërsa Uashingtoni me këtë plaçkitje ndërkombëtare, për çdo muaj fuste në xhep 30 milionë dollarë të paktën. "Në të njëjtën kohë, Uashingtoni ka vendosur sanksione mbi transportin e hidrokarbureve në Siri, të cilat prekin jo vetëm kompanitë amerikane, por të gjithë të tjerët", thuhet në deklaratë. Përkundër kësaj, nxjerrja e naftës bëhet nga pajisjet e siguruara nga "kompanitë më të mëdha amerikane", tha Konashenkov. "Nëse kolonat e kamionëve sulmoheshin, ushtria amerikane menjëherë thërriste forcat e operacioneve speciale dhe forcën e saj ajrore për mbrojtje," shtoi ai. "Meqenëse një fuçi naftë siriane kushton 38 dollarë, të ardhurat mujore të kësaj plaçkitje amerikane janë më shumë se 30 milion dollarë. Është për këtë shumë parash, e cila i shpëton kontrollit të shtetit dhe taksave, që Pentagoni është gati të mbrojë puset e naftës siriane kundër qelizave të fjetura të ISIS-it për një periudhë të pacaktuar", tha Konashenkov. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka publikuar këto informacione në reagim ndaj pretendimeve të sekretarit amerikan të mbrojtjes i cili ka theksuar nevojën për qëndrimin e forcave amerikane në lindje të Sirisë për të mbrojtur fushat naftore nga grupi terrorist ISIS.