Vazhdojnë protestat në Katalonja të Spanjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i91993-vazhdojnë_protestat_në_katalonja_të_spanjës
350 mijë katalanas janë mbledhur dje në protesta për të dënuar dënimin e liderëve separatistë të Spanjës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 27, 2019 03:50 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat në Katalonja të Spanjës

350 mijë katalanas janë mbledhur dje në protesta për të dënuar dënimin e liderëve separatistë të Spanjës.

Protesta është organizuar në Barcelonë ku është kërkuar anulimi i verdiktit për dënimin e liderëve të këtij rajonit. Në këto protesta ka pasur edhe përleshje me policinë ku disa protestues janë plagosur. Gjykata e lartë e Spanjës më 14 tetor ka dënuar 9 liderë separatistë nga gjithsej 12 prej tyre për përhapjen e përçarjeve dhe prishjen e pronës publike. Ata janë dënuar me nga 9 vjet heqje lirie. Personat e tjera janë dënuar me gjoba për mosbindje. Protestat në Katalonja kanë nisur prej 14 tetorit dhe në shumë raste kanë degjeneruar në dhunë. Gjykata e Spanjës më herët ka dënuar disa liderë të rajonit autonom të Katalonjës në vitin 2017 për shkak të organizimit të referendumit për ndarjen. Që nga ajo kohë e deri tani me qindra protestues janë plagosur dhe arrestuar në rajonin e Katalonjës, rajon që mundohet të fitojë pavarësinë nga Spanja.