Moska vë në dyshim fjalët e Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92011
Moska tha se nuk ka informacion të besueshëm për një sulm të kryer nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, që vrau Abu Bakr al-Bagdadin, drejtuesin e grupit terrorist ISIS, duke ngritur dyshime për ato që Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar më herët.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 27, 2019 20:39 Europe/Tirane
  • Moska vë në dyshim fjalët e Trump

Moska tha se nuk ka informacion të besueshëm për një sulm të kryer nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara, që vrau Abu Bakr al-Bagdadin, drejtuesin e grupit terrorist ISIS, duke ngritur dyshime për ato që Presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar më herët.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov, një zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes Ruse, u citua nga agjensia e lajmeve RIA të thoshte të dielën se ministria "nuk ka informacion të besueshëm në lidhje me veprimet e ushtrisë amerikane në zonën e "sigurtë" të Idlibit dhe në lidhje me vdekjen e  udhëheqësit të ISIS. Ai gjithashtu shtoi se ministria nuk ishte në dijeni të ndonjë ndihme që Rusia u kishte dhënë gjoja forcave amerikane në operacion, duke sfiduar kështu pretendimet e Trumpit se ushtria amerikane kishte koordinuar operacionin me Rusinë. "Ne nuk jemi të vetëdijshëm për ndonjë ndihmë të supozuar për fluturimin e aviacionit amerikan në hapësirën ajrore të zonës së reduktimit të tensionit në Idlib gjatë këtij operacioni," tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.