Moska paralajmëron për dislokimin e raketave bërthamore amerikane në Evropë
Ambasadori i Rusisë në Uashington ka paralajmëruar se Moska do të reagojë ndaj dislokimit të raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi të Amerikës në Evropë.
Agjencia e lajmeve Spotnik njoftoi se ambasadori i Rusisë në Amerikë beson se momenti më i rrezikshëm me përfundimin e marrëveshjes së fuqive bërthamore (INF) është dislokimi i mundshëm i raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi në Evropë dhe në rrethana të tilla reagimi i shpejtë i Moskës është i domosdoshëm.
Ambasadori i Rusisë në Amerikë shtoi. "Në rast të dislokimit të raketave me rreze të mesme dhe të shkurta bërthamore në Evropë në të vërtetë mund të kthehemi në situatën para nënshkrimit të kësaj marrëveshje të njohur dhe atëherë do të jetë një situatë tërësisht e re rajonale dhe strategjike e cila kërkon masa më të mëdha nga ana jonë".
Vlen të theksohet se në fillim të këtij viti Amerika dhe NATO akuzuan Rusinë për shkeljen e marrëveshjen e INF dhe pretenduan se ky vend ka prodhuar një raketë me kapacitet të bartjes së kapsulave bërthamore dhe me rreze veprimi mbi 500 kilometra.
Si rezultat i këtij pretendimi, Amerika më 2 gusht në mënyrë të njëanshme doli nga marrëveshja INF e fuqive bërthamore me rreze të mesme veprimi. Ndërsa edhe Rusia në reagim ndaj këtij veprimi, doli nga kjo marrëveshje.