Kamioni me 39 kufoma, para gjykatës shoferi 25-vjeçar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92030-kamioni_me_39_kufoma_para_gjykatës_shoferi_25_vjeçar
Shoferi që akuzohet për vdekjen e 39 personave të gjetur në një kamion në Essex do dalë para gjykatës.Maurice Robinson nga Craigavon, Irlanda Veriore do paraqitet përmes një video në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2019 15:12 Europe/Tirane
  • Kamioni me 39 kufoma, para gjykatës shoferi 25-vjeçar

Shoferi që akuzohet për vdekjen e 39 personave të gjetur në një kamion në Essex do dalë para gjykatës.Maurice Robinson nga Craigavon, Irlanda Veriore do paraqitet përmes një video në Gjykatën e Magjistraturës në Chelmsford.

Trupat u gjetën në një kamion në orët e para të së mërkurës, në një pronë industriale në Grays.Testet e ADN-së po kryhen në Vietnam për të ndihmuar në identifikimin e të vdekurve. Ndaj 25-vjeçarit rëndojnë 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm dhe pastrimin e parave.Tre persona të tjerë të arrestuar në lidhje me vdekjet janë liruar me kusht, tha Policia e Essex të dielën. Detektivët po punojnë për identifikimin e viktimave.Policia tha fillimisht se viktimat ishin me shtetësi kineze, por një numër familjesh vietnameze frikësohen se të dashurit e tyre janë mes të vdekurve.Disa prej viktimave raportohet se kanë paguar mijëra funte për të garantuar kalimin e tyre të sigurt në Mbretërinë e Bashkuar.Gjithashtu po hetohet fakti se kamioni mund të ishte pjesë e një kolonë prej tre mjetesh që transportonin rreth 100 persona.