Moska dyshon në vrasjen e al-Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92034
Kremlini ka thënë të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një kontribut të madh në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, nëse është e vërtetë deklarata se është vrarë Abu Bakr al-Bagdadi, lideri i grupit terrorist ISIS.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 28, 2019 20:42 Europe/Tirane
  • Moska dyshon në vrasjen e al-Bagdadit

Kremlini ka thënë të hënën se presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një kontribut të madh në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar, nëse është e vërtetë deklarata se është vrarë Abu Bakr al-Bagdadi, lideri i grupit terrorist ISIS.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar të tregojë të hënën nëse Shtetet e Bashkuara kanë informuar paraprakisht Rusinë për këtë operacion. Mirëpo ai u ka thënë gazetarëve se ushtria ruse ka vërejtur aeroplanët amerikanë dhe dronët në zonën në të cilën Uashingtoni ka thënë se ka kryer operacionin në Siri. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka dilema në deklaratat e Trumpit, pasi aty nuk janë dhënë informacione të besueshme rreth operacionit amerikan, si dhe janë dhënë katër arsye pse versioni i SHBA-së duket i dyshimtë."Numri në rritje i pjesëmarrësve në operacion dhe shtetet që dyshohet se kanë qenë pjesë e ‘operacionit’, secili me detaje kontradiktore, rrit pyetjet dhe dyshimet nëse ka ndodhur dhe sa i suksesshëm ka qenë”, ka thënë kjo ministri. Për dallim nga Kremlini, ministria po ashtu ka ulur rëndësinë e Baghdadit, duke thënë se edhe nëse konfirmohet vdekja e tij, sërish “nuk do të ketë rëndësi operacionale” në situatën në Siri apo në veprimet e militantëve të mbetur në rajonin Idlib të Sirisë.