Trump merr vendim për tërheqjen e Amerikës nga qiejt e hapur
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92038-trump_merr_vendim_për_tërheqjen_e_amerikës_nga_qiejt_e_hapur
Një prej karakteristikave të presidencës së Donald Trump është tërheqja dhe largimi i Amerikës nga traktat dhe marrëveshjet ndërkombëtare sidomos ato të armatimeve dhe të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 29, 2019 04:42 Europe/Tirane
  • Trump merr vendim për tërheqjen e Amerikës nga qiejt e hapur

Një prej karakteristikave të presidencës së Donald Trump është tërheqja dhe largimi i Amerikës nga traktat dhe marrëveshjet ndërkombëtare sidomos ato të armatimeve dhe të sigurisë.

Trump në më pak se tre vjet ka anuluar shumë marrëveshje ndërkombëtare të Amerikës dhe e ka tërhequr këtë vend në formë të njëanshme nga këto marrëveshje. Veprimi më i fundit i tij është dalja nga traktati i qiejve të hapur. Presidenti amerikan ka nënshkruar dokumentin që thekson daljen e Amerikës nga traktati i qiejve të hapur. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazeta Wall Street Journal. Traktati i Qiejve të Hapur është një marrëveshje midis 34 vendeve për lejimin e avionëve të mbikëqyrjes të fluturojnë mbi vendet anëtare. Traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar në 1992 dhe zbatuar që nga viti 2002, është pjesë e një përpjekje ndërkombëtare për të krijuar besimin në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Pakti i Qiejve të Hapur lejon vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi të avionëve të paarmatosur mbi territorin e anëtarëve të tjerë në mënyrë që të mbledhin informacione mbi ushtrinë dhe forcat ushtarake. Që nga hyrja në fuqi e tij në 2002, traktati është bërë një mjet kryesor për SH.B.A. dhe aleatët e saj evropianë për të monitoruar vendosjen ushtarake ruse në vendet ish-Sovjetike, përfshirë Ukrainën. Vendimi i Trump për të tërhequr Amerikën nga pakti ka hasur kritika të gjera nga aleatët dhe ligjvënësit amerikanë. Senatori i Shtetit të New Jersey Bob Menendez, Senatori i Shtetit në Rhode Island, Jack Reed dhe Përfaqësuesi i Shtetit në Washington Adam Smith nga Partia Demokratike në Komitetin për marrëdhëniet me jashtë dhe  forcat e armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në fillim të shtatorit 2019 në reagim ndaj masës së mundshme të Trump për të tërhequr vendin nga pakti "Qiejt e Hapur" i shkruan një letër administratës Trump. Sipas këtyre senatorëve dalja nga Pakti i Qiejve të Hapur, që është një traktat shumë i rëndësishëm multilateral për kontrollin e armëve, mund të ishte një tjetër dhuratë nga administrata Trump për presidentin rus Vladimir Putin. Ata në lidhje me çështjet e sigurisë kombëtare shkruajnë: "Nuk ka pasur asnjë konsultim për pasojat e këtij vendimi me Kongresin dhe aleatët tanë të tjerë dhe çdo veprim i qeverisë nga Trump për ta tërhequr Amerikën nga traktatet thelbësore ndërkombëtare pa miratimin e Senatit është thellësisht shqetësuese." Më e rëndësishmja e theksuar në buxhetin ushtarak të SHBA për vitin 2019, të cilin Trump nënshkroi në gusht 2018, është: Sh.B.A do të pezullojë bashkëpunimin me Rusinë në kuadrin e paktit "Qiejt e hapur" derisa Moska ta respektojë atë. Në fakt, traktati është bërë një temë tensioni midis Uashingtonit dhe Moskës. Tani, me hapin fillestar të Trump për daljen nga kjo aleancë vendimtare që është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një hap të ri në destabilizimin e arenës ndërkombëtare.