Parlamenti anglez refuzon kërkesën e kryeministrit
(last modified Tue, 29 Oct 2019 07:12:32 GMT )
Tetor 29, 2019 08:12 Europe/Tirane
  • Parlamenti anglez refuzon kërkesën e kryeministrit

Dhoma e Komunëve kundërshtoi propozimin e kryeministrit Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor, në një votim me 299 vota pro dhe 70 kundër.

Johnson deklaroi se qeveria do të paraqesë në mbrëmje një projektligj të ri duke bërë thirrje për zgjedhje në 12 dhjetor, në një përpjekje të dytë për të kaluar mocionin në parlament, por këtë herë vetëm me një shumicë të thjeshtë. Johnson pranoi kushtet e vëna nga Bashkimi Europian për shtyrje të Brexit-it deri në 31 janar 2020. Vendet anëtare të BE ranë dakord për shtyrjen tremujore, me mundësinë e një largimi më të hershëm se 31 janari, nëse marrëveshja ratifikohet. Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të shtyjnë Brexitin deri më 31 janar 2020, çka do të thotë se Britania nuk do të dalë nga blloku të enjten, sic ishte planifikuar. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se kjo ishte një shtyrje, ç’ka do të thotë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE edhe para afatit të fundit nëse marrëveshja do të miratohet në parlament. “Ishte një takim i shkurtër dhe efikas dhe unë jam i lumtur me vendimin e marrë”, ka thënë Michel Barnier, negociatori i BE për Brexitin. E gjithë kjo vjen në një kohë kur deputetët votuan kunder propozimit te Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor. SNP dhe liberal demokratët po ashtu kanë propozuar zgjedhje më 9 dhjetor. Një burim nga Downing Street ndërkohë tha se qeveria do të prezantonte një propozim thuajse identik me atë të liberal demokratëve dhe snp , nëse laburistët do të votonin planin e tyre më pas dhe se do të kishte zgjedhje para krishtlindjeve, në çdo rast. Britania e madhe do të dilte nga blloku të enjten, por Johnson u detyrua të kërkonte një shtyrje pasi parlamenti nuk mbështeti marrëveshjen e tij për brexitin.

Tags