Vazhdon sfida Britanike mbi Brexit
(last modified Tue, 29 Oct 2019 18:14:47 GMT )
Tetor 29, 2019 19:14 Europe/Tirane
  • Vazhdon sfida Britanike mbi Brexit

Dy ditë para afatit të Mbretërisë së Bashkuar për tërheqjen e saj nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, afati u shty me kërkesë të Londrës dhe me dakordimin e Brukselit.

Bashkimi Evropian ka pranuar shtyrjen e procesit të Brexit deri në 31 Janar 2020. Këtë e bënë të ditur Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk përmes një postimi në Twitter. "Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga BE deri në 31 Janar 2020 nëse kërkesa e tyre aprovohet nga parlamenti." Ky vendim vjen pasi pjesëtarët e Parlamentit ishin të gatshëm të votonin për propozimin e Boris Johnson për zgjedhje elektorale të parakohshme në 12 dhjetor. Drafti i marrëveshjes për 27 vendet e BE përfshin edhe një pikë tjetër se marrëveshja e tërheqjes së Britanisë nuk mund të negociohet më në të ardhmen. Mbretëria e Bashkuar duhet të ishte larguar nga Bashkimi i Evropian të enjten, por Johnson duhej të paraqiste një kërkesë për shtyrjen e procesit të Brexit. Kryeministri britanik Boris Xhonson druhet se opozita do shpërdorojë tre muajt e ardhshëm me beteja politike dhe sërish nuk ka për ta votuar marrëveshjen Brexit. Me një editorial në gazetat e fundjavës, shefi i qeverisë hodhi sërish idenë e zgjedhjeve të parakohshme meqë ligjvënësit aktualë nuk po i japin zgjidhje problemit. "Në vend ka një opinion të përgjithshëm se parlamenti e ka përfunduar ciklin e vet. Unë nuk mund të pranoj që të mbetemi akoma peng i tij. Miliona biznese dhe qytetarë nuk po munden të planifikojnë të ardhmen, kjo paralizë po na shkakton dëme reale dhe neve na duhet të ecë përpara në 2020-ën," shkroi Xhonson. Thirrjet e tij vijnë përpara votimit kyç të së hënës, kur deputetët britanikë u pyeten nëse ishin në favor të zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor. Bashkimi Evropian ka deklaruar se nga rezultati i votimit do të varet edhe kohëzgjatja e re e procesit Brexit. Qeverisë konservatore i nevojitet mbështetja e dy të tretës së parlamentit për të thirrur zgjedhje të reja. Opozita laburiste votoi kundër, ndërsa liberaldemokratët dhe partia skoceze thonë se do e përkrahnin procesin e ri elektoral me kushtin që Brexit-i të shtyhet të paktën me tre muaj deri në janar 2020. Nëse kjo ndodh, dy partitë opozitare ishin të gatshëm të propozonin një nismë ligjore që zgjedhjet e reja të thirren me shumicë të thjeshtë votash më 9 dhjetor. Sondazhet paraprake sjellin konservatorët përsëri në pushtet me 40 për qind të votave, laburistët 16 pikë më poshtë dhe liberaldemokratët me 15 për qind. Dhoma e Komunëve kundërshtoi propozimin e kryeministrit Boris Johnson, për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 12 dhjetor, në një votim me 299 vota pro dhe 70 kundër. Johnson deklaroi se qeveria do të paraqesë në mbrëmje një projektligj të ri duke bërë thirrje për zgjedhje në 12 dhjetor, në një përpjekje të dytë për të kaluar mocionin në parlament, por këtë herë vetëm me një shumicë të thjeshtë. Johnson pranoi kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian për shtyrje të Brexit-it deri në 31 janar 2020. Vendet anëtare të BE ranë dakord për shtyrjen tremujore, me mundësinë e një largimi më të hershëm se 31 janari, nëse marrëveshja ratifikohet. Liderët e Bashkimit Evropian ranë dakord të shtyjnë Brexitin deri më 31 janar 2020, çka do të thotë se Britania nuk do të dalë nga blloku të enjten, siç ishte planifikuar. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se kjo ishte një shtyrje, ç’ka do të thotë se Britania e Madhe mund të dalë nga BE edhe para afatit të fundit nëse marrëveshja do të miratohet në parlament. “Ishte një takim i shkurtër dhe efikas dhe unë jam i lumtur me vendimin e marrë”, ka thënë Michel Barnier, negociatori i BE për Brexitin.

 

 

Tags