Publikimi i tekstit të rezolutës së shkarkimit të Trump
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve të martën publikuan tekstin e rezolutës së hetimit të Presidentit Donald Trump për thirrjen e tij në mocion besimi, apo shkarkimin e presidentit amerikan.
Rezoluta pritet të votohet të enjten, raporton IRNA. Teksti i rezolutës erdhi pas presionit ndaj demokratëve për të bërë publike hetimin e procesit të shkarkimit të Trump, përfshirë edhe seancat dëgjimore me dëshmitarët kryesorë që lidhen me çështjen "Ukraine-Gate". Ligjvënësit e tre komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve po marrin informacion nga një dëshmitar kyç në hetimet që po zhvillohen lidhur me kontaktet e Presidentit Trump me udhëheqësin e Ukrainës që mund të çojnë në procesin për shkarkimin e mundshëm të presidentit. Dëshmia e specialistit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Kolonel Lejtnant Alexander Vindman vjen një ditë pasi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi njoftoi se vota për të ngritur apo jo akuza kundër presidentit do të zhvillohet të enjten në Dhomën e Përfaqësueve dhe jo në nivel komisinesh: Ligjvënës të Komisioneve të Zbulimit, Punëve të Jashtme dhe të Mbikëqyrjes po dëgjojnë dëshminë e specialistit kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Seanca, e cila zhvillohet me dyer të mbyllura, konsiderohet si një ndër momentet e rëndësishme në procesin hetimor nëse komunikimet e Presidentit Trump me udhëheqësin ukrainas Volodimir Zelenskiy përbëjnë shpërdorim autoriteti dhe abuzim të postit për përfitim personal. Kolonel Lejtnanti Alexander Vindman, i cili ka shërbyer në radhët e ushtrisë në Irak dhe më pas si diplomat, po dëshmon para ligjvënësve se dëgjoi bisedën e Presidentit Trump me homologun ukrainas më 25 korrik dhe se ia kishte përcjellë shqetësimet konsulentit kryesor ligjor në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.