Amerika insiston në kontrollin e burimeve të naftës në Siri
(last modified Wed, 30 Oct 2019 12:40:04 GMT )
Tetor 30, 2019 13:40 Europe/Tirane
  • Amerika insiston në kontrollin e burimeve të naftës në Siri

Mike Pence zv/presidenti i Amerikës, në një intervistë me PBC, ka thënë se Uashingtoni nuk do të lejojë që burimet naftore në veri të Sirisë të kontrollohen nga Rusia ose Irani apo nga autoritetet aktuale të Damaskut.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Pence ka thënë: "Mos gaboni, presidenti Trump ka deklaruar se forcat amerikane në Siri do të qëndrojnë. Ne këto forca ushtarake në radhë të parë do t'i shfrytëzojmë për ta siguruar mbrojtjen e burimeve naftore në veri të Sirisë".

Mike Pence ka thënë se Uashingtoni nuk do të lejojë Iranin dhe Sirinë të ndërhyjë në burimet e naftës në veri të Sirisë në rrethanat kur Donald Trump, presidenti i Amerikës ditë më parë ka deklaruar se ne naftën e Sirisë do ta mbajmë që të kujtoni se këto burime ka të ardhura 45 milionë dollarë në muaj.

Zv/presidenti i Amerikës në vazhdim ka thënë: "Ne me aleatët tanë kurdë do të punojmë shumë afër në mënyrë që të sigurohemi se të ardhurat e siguruar nga shitja e kësaj nafte nuk do të shkojnë në duar të Iranit ose në duar të Rusisë".

Pence përveç kësaj ka thënë: "Ushtarët amerikanë do të bashkëpunojnë me kurdët që të mos ringjallet përsëri grupi terrorist ISIS në Siri".

 

Tags