Në Francë miratohet projektligji për ndalimin e Hixhabit
(last modified Thu, 31 Oct 2019 12:39:43 GMT )
Tetor 31, 2019 13:39 Europe/Tirane
  • Në Francë miratohet projektligji për ndalimin e Hixhabit

Deputetët e Senatit të Francës kanë miratuar projektligjin në bazë të të cilit nënat myslimane me Hixhab ndalohen t’i shoqërojnë fëmijët e tyre në veprimtarinë jashtë shkollave.

Kanali televiziv Euronews njoftoi se shqyrtimi i projektligjit të propozuar nga deputetët e partisë së djathtë republikane të Francës i cili i ndalon nënat myslimane me Hixhab të shoqërojnë fëmijët e tyre në veprimtarinë jashtë shkollave, të mërkurën ka përfunduar dhe është miratuar më 163 vota pro, me 114 vota kundër dhe me 40 vota abstenim.

Jean-Michel Blanques, ministri i arsimit kombëtar të Francës, ishte prej kundërshtarëve të ashpër të këtij projektligji.

Këto kufizime po vendosen kundër myslimanëve në kohën kur Franca ka komunitetin më të madh të myslimanëve në Evropë.

 

Tags