Trump optimist se do ta nënshkruaj marrëveshjen tregtare me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92164-trump_optimist_se_do_ta_nënshkruaj_marrëveshjen_tregtare_me_kinën
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, tha të premten se mund ta nënshkruajë marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 02, 2019 12:25 Europe/Tirane
  • Trump optimist se do ta nënshkruaj marrëveshjen tregtare me Kinën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, tha të premten se mund ta nënshkruajë marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.

Trump theksoi se negociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë dhe se shpreson që do të nënshkruajë marrëveshjen me presidentin e Kinës Xi Jinping në Iowa të SHBA-së, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar.

“Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Iowa”, tha Trump për gazetarët.

Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e bashkëpunimit ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si nikoqir i Samitit.

Trump në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Iowa që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.

Ende nuk është e qartë nëse Kina do të pajtohet që të nënshkruaj marrëveshjen në SHBA.