Lavrov : Amerika është përqendruar tek burimet e naftës në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92181-lavrov_amerika_është_përqendruar_tek_burimet_e_naftës_në_siri
Ministri i jashtëm i Rusisë pasi vuri në dukje se Amerika ka hequr dorë nga lufta kundër grupit terrorist ISIS shtoi se Uashingtoni është përqendruar tek burimet e naftës së Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 03, 2019 05:20 Europe/Tirane
  • Lavrov : Amerika është përqendruar tek burimet e naftës në Siri

Ministri i jashtëm i Rusisë pasi vuri në dukje se Amerika ka hequr dorë nga lufta kundër grupit terrorist ISIS shtoi se Uashingtoni është përqendruar tek burimet e naftës së Sirisë.

Në një intervistë për kanalin televiziv Rusia 24, ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se Amerika naftën e Sirisë e eksporton në formë kontrabande dhe shtoi se Uashingtoni të ardhurat nga shitja e naftës së Sirisë i përdor për grupet e armatosura të varura prej tij. ministri i jashtëm i Rusisë ndër të tjera shtoi se Amerika mundohet të pengojë aksesin e qeverisë siriane tek burimet e naftës. Më herët Maria Zakharova zëdhënëse e MPJ të Rusisë ka deklaruar se Uashingtoni në formë të jashtëligjshme po shfrytëzon burimet e naftës në verilindje të Sirisë dhe shtoi se nga këto burime në muaj përfiton më shumë se 30 milion dollarë. më herët janë publikuar shumë lajme për bashkëpunimin e ISIS me Amerikën për kontrabandën e naftës në Siri. Amerika me pretekstin e luftës kundër grupeve terrorist dhe pa marrë lejen e Damaskut zyrtar është futur në Siri. Autoritetet e Sirisë shumë herë janë shprehur se ndërhyrja ushtarake e Amerikës në Siri është një lloj pushtimi. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011.