Skocia kërkon ndarjen nga Britania
(last modified Sun, 03 Nov 2019 07:51:06 GMT )
Nëntor 03, 2019 08:51 Europe/Tirane
  • Skocia kërkon ndarjen nga Britania

Me mijëra skocezë janë ngritur në protesta në mbështetje të pavarësisë së Skocisë nga Britania e madhe.

Protestat janë organizuar në qytetin Edinburgh të Skocisë dhe është organizuar me ftesën e disa politikanëve dhe organizatave popullore. Protestuesit kanë mbajtur flamuj të Skocisë në duar dhe kanë theksuar fundin e sovranitetit të Britanisë së Madhe mbi Skocinë. Skocezët disa herë kanë mbajtur protesta me kërkesën për organizimin e një referendumi për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe. Për shkak të Brexit, Britania e Madhe përballet me shumë probleme brenda dhe jashtë saj. Qeveria britanike dëshiron që marrëveshja për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian të zbatohet në afatin e caktuar. Marrëveshja është refuzuar disa herë nga ana e ligjvënësve britanikë. Kjo ka bërë që kryeministri anglez, përmes vizitave të shpeshta në vendet evropiane të kërkojë shtyrjen e afatit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian. Kryeministri e Britanisë së Madhe, dhe udhëheqësit e Bashkimit Evropian u pajtuan për shtyrjen e datës së Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga BE-ja, deri më 31 janar.

Tags